Me 75 vota pro, zero abstenim dhe 40 kundër kuvendi miratoi në parim pr/buxhetin e vitit 2025, duke i dhënë fund debatit dhe diskutimeve që vijuan prej 2 ditësh.

116 deputetë ishin prezentë ndërsa 22 deputetë të pranishëm në sallë nuk morën pjesë në votim. Në emër të grupeve mbajtën fjalën, Shpëtim Idrizi, Eduard Shalsi dhe Jorida Tabaku.

yacht hotel sarande

822.7 miliardë lekë, ose rreth 8.2 mld euro, shpenzime të planifikuara për vitin 2025, do të shpenzohen për paga, investime, mbrojtje sociale, rindërtimin, interesa borxhi, fonde rezervë, për pushtetin vendor, ndihma ekonomike, kompensime dhe skema të tjera deri tek bujqësia. Referuar relacionit të projektbuxhetit afro 1/3 e totalit të shpenzimeve shkon për mbrojtjen sociale, sigurimet shoqërore, skemën e pensioneve, për ndihmën ekonomike, pagesa e papunësisë apo kompensimi ish-pronarëve me në total 291.9 miliardë lekë, ose rreth 3 mld euro.
Pas aspektit social, në vend të dytë janë 161.8 miliardë lekë të planifikuara për investime publike, në infrastrukturë, digjitalizim, arsim, rindërtim dhe shëndetësi.

Kategoria e tretë që do të marrë vlerën më të madhe të buxhetit është administrata publike, ku për pagat dhe sigurimet e mbi 86 mijë punonjësve parashikohet të shpenzohen 127 miliardë lekë, pra rreth 1.2 mld euro.

Sa i takon ndarjes së buxhetit për institucionet, portofolin më të madh do e ketë Ministria e Shëndetësisë me 80.7 miliardë lekë, ndjekur nga Infrastruktura me 74 miliardë lekë, Ministria e Arsimit 62 miliardë lekë, Ministria e Ekonomisë Kulturës-Inovacionit 56 miliardë lekë dhe Ministria e Mbrojtjes 52.6 miliardë lekë.

Shpenzimet operative ku bëjnë pjesë skema e fermerëve, mirëmbajtje e rrugëve, e sistemeve teknologjike, programet e punësimit apo mbështetja për arsimin e sportin do të marrin 71.3 miliardë lekë, rreth 710 mln euro.

Për interesat e borxhit publik janë planifikuar 68.5 miliardë lekë. Më tej janë 43.1 miliardë lekë që do të shkojnë për pushtetin vendor, si dhe janë planifikuar 5.9 miliardë lekë fond rezervë për emergjenca, për zgjedhjet e përgjithshme dhe për shpenzime në kuadër të zbatimit të agjendës së planit të rritjes me BE-në.

Në emër të grupit PD, Jorida Tabaku e cila e quajti buxhetin diskriminues. Fatmir Mediu i Partisë Republikane e quajti ‘tallje me qytetarët’. Ndërsa në emër të PS foli Eduard Shalsi.

Kështu në orën 20:30 u mbyll seanca maratonë dy ditore e diskutimeve të buxhetit./Shqiptarja

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu