
Burrë e grua humbën jetën ditën e sotme si pasojë e një aksidenti të rëndë të ndodhur në aksin rrugor Borsh-Plazh.
Sipas burimeve zyrtare, furgoni tip Benz Vito, me të cilin udhëtonin viktimat, është përplasur kokë më kokë me një fuoristradë tip Benz.
Viktimat janë identifikuar si Kujtim Mehmeti, 60 vjeç dhe bashkëshortja e tij, emri i së cilës nuk është bërë ende publik.
Ndërsa dy personat që ndodheshin në fuoristradë, shoferi Myfit Qejvani dhe pasagjeri janë plagosur dhe janë dërguar në spital.
Njëri prej tyre ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.
Sipas burimeve paraprake, dyshohet se fuoristrada lëvizte në kraun e kundërt me shpejtësi tej normave të lejuara, rreth 200 km/h dhe nuk ka pasur asnjë tentativë frenimi në momentin e aksidentit.
Çifti i bashkëshortëve që humbën jetën kishin shkuar për të tregtuar peshk në Borsh. Të dy kishin vendosur rripat e sigurimit dhe ndodheshin në korsinë e tyre në momentin e aksidentit.
Grupi hetimor ka nisur hetimet për të përcaktuar shkaqet dhe rrethanat e plota të ngjarjes./vizionplus.