
Një turiste 79-vjeçare nga Sllovakia u mbyt pasditen e sotme në det, në afërsi të Shkëmbit të Kavajës.
Sipas raportimeve paraprake, turistja ishte duke u larë në ujë kur ka hasur probleme.
Autoritetet lokale ndodhen në vendngjarje dhe po vijojnë hetimet për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.