Në mesnatë u mbyll procesi i regjistrimit të diasporës shqiptare në zgjedhjet e 11 majit. Në dy muaj u regjistruan 231 mijë 678 zgjedhës.

Nga 11 janari kur u hap procesi i regjistrimit online kanë kërkuar të regjistrohen 294,155 zgjedhës. Në fund të këtij procesi 41 mijë 961 personave rezultoi se u ishte refuzuar kërkesa.

Mesnatën e 4 marsit kur përfundoi dhe afati në faqen e KQZ shkruhej se ende janë në shqyrtim 20,513 kërkesa.

37.3% e zgjedhësve të miratuar janë nga Italia, 27% nga Greqia, 10.5% nga Gjermania e më tej vjen SHBA, Mbretëria e Bashkuar etj. Tirana, Fieri dhe Elbasani kryesojnë kërkesat sipas qarqeve.

 

Megjithëse ka kaluar mesnata kur klikon në aplikacionin PER nuk del ndonjë tabelë që të njoftojë mbylljen e regjistrimeve në faqen e KQZ.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu