
Procesi i rinumërimit të votave të zgjedhjeve parlamentare të 11 majit, për qarkun Durrës, ka përfunduar pasditen e sotme, 4 korrik 2025.
Ky proces rinumërimi, nuk solli asnjë ndryshim në mandatet e subjekteve politike, e as të kandidatëve.
Sakaq, po hidhen në sistem procesverbalet e fundit.
Ndryshe nga Fieri, ku ndryshimi i mandatit ndodhi brenda radhëve të PS-së, në Durrës ka pretendime nga kandidati demokrat Aulon Kalja, i cili humbi mandatin e deputetit për rreth 1 mijë vota ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoj. /tvklan