Ka përfunduar pas 6 orësh mbledhja e kryeministrit Edi Rama me ministrat dhe drejtuesit politikë të qarqeve. Takimi mes socialistëve u zhvillua në Pallatin e Brigadave që prej orës 14:00, ndërsa pritet të vijojë dhe të Shtunën në të njëjtën orë.

Pritet që takimi me dyer të mbyllura të vijojë dhe nesër, në të njëjtën orë.

Siç raportohet, mazhoritarët kanë raportuar mbi punën e tyre, ndërsa në fokus ka qenë integrimi i vendit në Bashkimin Evropian dhe zgjedhjet parlamentare të Majit.

Në mbledhje është diskutuar për:

-Vlerësimi i punës së secilit, që nga ministrat, drejtuesit politikë e deri te kryetarët e bashkive.

-Lista e kandidatëve për deputet në 12 qarqe (pjesë e së cilës mund të jenë edhe kryebashkiakë aktualë)

-Përgatitja për zgjedhjet e 11 Majit, programi i Partisë Socialiste, fushata elektorale…

-Çështja e integrimit (Që kreu i qeverisë Rama e ka cilësuar mision që duhet vazhduar në mënyrë lineare me BE, prej kësaj force politike)

-Vota e diasporës

Kujtojmë se mbledhja e fundit e të majtëve e këtij niveli u realizua më 1 Shtator 2024, në vilën qeveritare në Dajt. Mbledhje që zgjati plot 8 orë, ku u diskutua lidhur me objektivat e forcës qeverisëse dhe ku drejtorë, krerë institucionesh apo ministra raportuan mbi punën e tyre.

Fokus kryesor ishin padyshim zgjedhjet parlamentare, prej të cilave PS synon të dalë fituese dhe të marrë mandatin e 4-ërt.

/tvklan.al

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu