
Partia Socialiste vijon të kryesojë bindshëm në rang kombëtar, teksa procesi i numërimit vazhdon në 12 qarqe.
Në qarkun Gjirokastër ka përfunduar numërimi në katër bashki.
Në Tepelenë, sipas të dhënave të KQZ, Partia Socialiste është shpallur fituese në këtë bashki me 3214 vota, ose 68.15%, kundrejt Partisë Demokratike me 1003, ose 31.27%.
Në qarkun e Gjirokastrës ka përfunduar numërimi edhe në bashkitë Këlcyre, Libohovë dhe Memaliaj.
Partia Socialiste ka korrur rezultat spektakolar kundër koalicionit të Sali Berishës.
Ndërkohë procesi i numërimi vijon në Përmet, Gjirokastër dhe Dropull/abcnews