
Është mbyllur java e 17-të e kampionatit “Abissnet Superiore”. Dy ndeshjet e fundit u luajtën sot. Klasikja e futbollit shqiptar, Tirana – Vllaznia, e zhvilluar në “Selman Stërmasi”, u mbyll në barazim 1-1.
Bylis mposhti AF Elbasanin në “Adush Muça” me rezultatin 3-2.
Egnatia triumfoi ndaj Partizanit në “Arena Egnatia” me rezultatin 2-1. Falë këtij suksesi të rëndësishëm, rrogozhinasit morën kryesimin e kampionatit me 34 pikë.
Dinamo City mundi Vorën në “Air Albania” me përmbysje 2-1, ndërsa ndeshja Flamurtari – Teuta u mbyll në barazim 2-2.
© BalkanWeb






