
Ka përfunduar procesi i votimit në qendrat ku qytetarët në Maqedoninë e Veriut kanë pasur mundësinë të votojnë në procesin e balotazhit për zgjedhjet lokale. Sipas Komisionit Shtetëror Zgjedhor, deri në orën 18:30, pjesëmarrja e qytetarëve në votime ishte 40.45%.
Në raundin e dytë në kuadër të zgjedhjeve lokale, u votua në 32 komuna dhe në qytetin e Shkupit, si dhe në tri qendra votimi në Shuto Orizari për këshilltarë.
Votim për kryetarë komunash, nuk pati në në Gostivar, Vrapçisht, Qendër Zhupë dhe Mavrovë, sepse procedura do të përsëritet atje brenda 60 ditëve pas përfundimit të zgjedhjeve lokale.
Në raundin e dytë të zgjedhjeve për kryetar komune u votua në kryeqytet dhe në Aerodrom, Bogovinë, Bërvenicë, Vallandovë, Vinicë, Dibër, Debarcë, Demir Kapi, Karposh, Kërçovë, Konçe, Koçan, Krushevë, Kumanovë, Lozovo, Makedonska Kamenica, Makedonska Kamenica, Makedonski Progilinogot, Makedonski Progilinogot, Rosoman, Strugë, Studeniçan, Tetovë, Qendër, Çeshinovë Obleshevë, Çucer Sandevë, Shuto Orizari, Dollneni, Dojran dhe Zërnovci.
Deri në orën 15:00, Komuna e Bërvenicës me 40.83% dhe ajo e Kërçovës me 40.06% kanë pasur daljen më të madhe, pasi në këto dy komuna bëhet një “luftë e ashpër” nëse do të fitojë kandidat shqiptari apo maqedonas. Dalje më të ulët, nga ana tjetër në komunat shqiptare kanë Bogovina me 26.49% dhe Dibra me 26.72%./Koha Net




