Në Francë bëri shumë të diskutohej gjesti i lojtarit të Monaco në fundin e sezonit futbollistik të Ligue 1. Mohamed Camara, vendosi të mbulonte logon e komunitetit LGBTQ+ në fanellë teksa për këtë gjest, Federata e ka dënuar me katër ndeshje pezullim.

Drejtuesit e Monaco nuk do të ngrejnë asnjë apelim për këtë rast, teksa drejtori i përgjithshëm i francezëve, Thiago Scuro theksoi se e respektojnë dënimin nga Federata ndërsa shtoi se për lojtarin do të ketë edhe një dënim të brendshëm nga vetë klubi.

yacht hotel sarande

“Jemi shumë të zhgënjyer për këtë sjellje të lojtarit tonë, prandaj respektojmë vendimin e Federatës. Kemi nisur tashmë të punojmë për vendimin që do të marrë vetë klubi, do të punojmë që një gjest i tillë të mos përsëritet më kurrë”, u shpreh Scuro.

Kampionati francez do të startojë më datë 12 gusht, por Camara mund të aktivizohet vetëm në muajin shtator, gjithnjë nëse Monaco vendos ta mbajë lojtarin edhe për sezonin e ardhshëm.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu