
Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, priti sot me një ceremoni solemne në Tiranë Mbretin e Jordanisë, Madhërinë e Tij Abdullah II bin Al-Hussein, i cili po zhvillon një vizitë zyrtare në vendin tonë, me ftesë të Kreut të Shtetit.
Pas pritjes zyrtare, Presidenti Begaj dhe Mbreti Abdullah II zhvilluan një takim tête-à-tête.
Më pas, të dy liderëve iu bashkuan delegacionet përkatëse në një takim të veçantë.
Kjo nuk është hera e parë që mbreti jordanez zhvillon një vizitë në Shqipëri.
Më 12 Maj 2015, Abdullah II në Shqipëri ku u takua me presidentin asokohe Bujar Nishani, i cili ndërroi jetë në maj 2022./vizionplus