Pas miratimit të rezolutës në Kuvend është mblidhet për herë të parë Komisioni i Posaçëm Parlamentar për Antikorrupsionin, por janë paraqitur vetëm anëtarët e mazhorancës, ndërsa opozita e ka bojkotuar. Ngritja e Komisionit të Posaçëm Antikorrupsion u miratua në Parlament më 30 maj me 74 vota pro, 6 kundër dhe asnjë abstenim.

Komisioni i Posaçëm do të zhvillojë veprimtarinë e tij në një afat kohor 10 mujor. Në rast nevoje, me kërkesë të arsyetuar të komisionit, Kuvendi mund të vendosë zgjatjen e afatit të ushtrimit të veprimtarisë së komisionit.

yacht hotel sarande

Parashikohet që Komisioni të ketë 11 anëtarë, 6 nga mazhoranca dhe 5 nga opozita. Drejtimin e këtij komisioni do ta ketë shumica parlamentare ndërsa nënkryetari i takon pakicës.

Komisioni ka për qëllim kryesor të tij të drejtojë e koordinojë një proces të thelluar reformimi, thuhet në vendimin e votuar në parlament, por në funksionet e tij do ketë edhe thirrjen në seanca dëgjimore të institucioneve të drejtësisë. Dosja

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu