Mes deputetëve që ndodhen sot në Kosovë për mbledhjen e dy kuvendeve, nuk është Sali Berisha.
I pyetur një një konferencë për shtyp për mbledhjen e përbashkët të deputetëvve Shqipëri-Kosovë, ish kryeministri Sali Berisha tha se ai nuk mund të shkonte në Prishtinë me Pashiqin, duke iu referuar kështu kryeministrit Edi Rama me emrin e kryeministrit famëkeq serb qe themeloi ish-Jugosllavinë, Nikolla Pashiq.
“Nuk do shkoja në asnjë rrethanë pa votuar rezolutën për të dënuar gjenocidin serb në Kosovë.
Pa kërkesë ndjese, vërtet qeveria përfaqëson, por janë qytetarët e Kosovës gjithashtu, por duhet kërkuar ndjesë qytetarëve të Kosovës për sanksionet që vuri Shqipëria.
Duhet kërkuar ndjesë qytetarëve të Kosovës për bashkërendimin me Vuçicin që veriu i Kosovës të merrej në dorëzim nga NATO.
Duhet kërkuar ndjesë qytetarëve të Kosovës për përpjekjet për të përmbysur qeverinë e vet, gjer te ndalimi i këngës, himnit të Adem Jasharit, akti më simbolik, më domethënës.
E lexova tre herë atë këngë, nuk ka asnjë presje që të nxisë armiqësira, racizëm, por ama i këndon një heroi, të cilin bota nuk e ka.
Nuk ka një komb tjetër që një luftëtar të luftojë tre ditë e net me të madh dhe të vogël në shtëpi, të mos ikë, ndërkohë që i kisha të gjitha mundësitë që të tërhiqej.
Kemi pasur një rast, Oso Kukën me nipin, kurse Adem Jashari kreu këtë akt më madhështorin në hierarkinë e heroizmave dhe Edi Rama i ndalon këngën pasi u lejua, pasi Shkurte Fejza këndoi në stadiumin e Tiranës.
Pra janë këto akte.
Të shkoja unë në Prishtinë me Pashiqin? Si mund ta bëja unë këtë? Kurrë.
Unë nuk shkoja kurrë me Pashiqin në Kosovë.”