Kryeministri Edi Rama ka mbledhur mëngjesin e sotëm Kryesinë e PS-së në selinë rozë.
Gjatë takimit, raportohet se është diskutuar mbi organizimin e zgjedhjeve parlamentare, që do të mbahen më 11 Maj 2025.
Mësohet se në mbledhje u mor vendimi për caktimin e Blendi Klosit si drejtues politik i Qarkut Dibër, pas largimit të ministit Blendi Gonxhja, i cili do të marrë në dorë organizmin e fushatës elektorale në qarkun Tiranë.
Gjithashtu, ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu është caktuar drejtues qarku në Vlorë, ku do të bashkëpunojë me Bledi Çuçin për organizmin e zgjedhjeve në strukturat e PS-së.
Është diskutuar gjithashtu për votën e diasporës dhe tërheqjes së sa më shumë shqiptarëve për të votuar PS në zgjedhjet e ardhshme parlamentare./balkanweb