Mbi 15 mijë shqiptarë me banim jashtë vendit kanë aplikuar deri mesditën e së mërkurës në portalin e KQZ për të votuar më 11 maj në zgjedhjet parlamentare.
Sipas të dhënave të KQZ, janë gjithsej 15,967 aplikime, nga të cilat janë miratuar 2,414. Ajo që bie në sy është fakti që aplikantët meshkuj janë mbizotërues me 68,4%, ndërsa femrat përfaqësojnë vetëm 31,6%.
Zgjedhësit jashtë vendit kanë kohë deri më 1 mars për t’u regjistruar, ndërsa vota pas mbërritjes me postë duhet të niset në kohë për të mbërritur në Shqipëri para datës 11 maj. Ditën e zgjedhjeve nuk pranohen vota pas orës 19:00, kur është dhe orari zyrtar i mbylljes së kutive të votimit brenda territorit të Republikës së Shqipërisë.