
Mbi 1 milion shtetas të huaj kanë hyrë në Shqipëri përgjatë 2 muajve të parë të këtij viti, duke shënuar një rritje me 11% në krahasim me Janar-Shkurtin e vjetshëm.
Sipas të dhënave të INSTAT, 93% e tyre erdhën për pushimet dhe vizitë tek të afërm, 3.5% ishin udhëtarë transit, 3% për biznes dhe qëllime profesionale dhe pjesa tjetër për qëllime fetare dhe trajtime shëndetësore.
Në Janar dhe Shkurt shumica e vizitorëve erdhën nga Evropa, konkretisht 1 milion e 38 mijë, ndërsa nuk mungoi interesi në rritje i të huajve nga Amerika, Azia, por edhe Afrika dhe Lindja e Mesme.
Të dhënat e fundit për shkurtin tregojnë se në vendin tonë gjate këtij muaji hynë 516 mijë shtetas të huaj, 7.4% më shumë sesa në shkurtin e vitit 2024.
Në muajin e dytë të vitit, ndryshe nga janari vërehet një rritje më e ngadaltë.
Megjithatë të tilla të dhëna mbeten në trend pozitiv, duke reflektuar interesin në rritje të të huajve përgjatë muajve të dimrit drejt Shqipërisë, një destinacion që përgjatë pranverës pret ti shtojë me tej flukset turistike.
Tv Klan