Anija ushtarake italiane me refugjatët e parë është afruar në brigjet e Shëngjinit.

Ajo po i afrohet portit dhe pritet të arrijë rreth orës 8:00.

yacht hotel sarande

Kontigjenti i parë i emigrantëve që Italia nisi drejt Shëngjinit, është i përbërë nga 16 persona. Janë të gjithë meshkuj me origjinë nga Egjipti dhe Bangladeshi. Ata do vendoset në qendrën e Gjadrit, ku është ngritur edhe një paraburgim dhe është caktuar kontigjent oficerësh dhe policësh italianë për ruajtjen, kujdesin dhe procedurat.”Reuters” e cilëson marrëveshjen për emigrantët si kontroverse, por thekson se është e parë dhe e vetmja midis një vendi anëtar të BE dhe një vendi të paanëtarësuar në union.

Kjo marrëveshje është vlerësuar edhe nga ndërkombëtarët, si kryekomisionerja e KE, Ursula von der Leyen, e cila theksoi se marrëveshja Rama-Meloni për emigrantët Itali-Shqipëri, mund të merret shembull edhe nga BE-ja.

Anija ‘Libra’ e Marinës Ushtarake italiane është nisur drejt Shqipërisë për të sjellë grupin e parë të emigrantëve në kampin e emigrantëve në Gjadër katër tre më parë.

Media italiane ‘La Repubblica’ ka zbuluar edhe numrin e emigrantëve që ndodhen në bord. Bëhet fjalë për 16 emigrantë meshkuj, të cilët janë kapur në det të hapur, 10 nga Bangladeshi dhe 6 egjiptianë.

Në bord u krye një kontroll fillestar i emigrantëve që do të niseshin drejt Shqipërisë, për të verifikuar nëse ata plotësojnë kërkesat e përcaktuara në protokoll: të jenë me origjinë nga vende të sigurta dhe burra.

Gratë, të miturit, personat e torturuar dhe të sëmurët dërgohen në Lampeduza dhe aty presin që kërkesa e tyre për azil të shqyrtohet nga komisionet territoriale./ Shqiptarja

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu