Tiranë – Drejtuesi politik i Partisë Socialiste për Diasporën, Taulant Balla, ka njoftuar dorëzimin e votave të para të shqiptarëve që jetojnë jashtë vendit.

Në një video të publikuar nga Balla, shihen postierët e kompanisë ndërkombëtare postare DHL duke dorëzuar rreth 700 zarfe me votat e para në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, të ardhura nga shtete të ndryshme.

“Mbërritën votat e para të diasporës, tashmë pjesë e demokracisë shqiptare. DHL sapo ka dorëzuar rreth 700 vota të para nga shtete të ndryshme në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve! Ne e mbajtëm fjalën, tani u takon shqiptarëve ta përdorin votën e tyre,” shkruan Balla në postimin e tij.

Ai theksoi se pjesëmarrja e diasporës ka rëndësi të veçantë për të ardhmen europiane të Shqipërisë: “Vota e shqiptarëve të Europës dhe botës në këto zgjedhje është historike jo vetëm në vetvete, por edhe sepse peshon sa vetë mundësia historike për ta bërë Shqipërinë tonë anëtare të Bashkimit Europian, duke mbyllur negociatat me BE-në brenda vitit 2027.”

Në fund të mesazhit të tij, Balla u bën thirrje qytetarëve që të mbështesin Partinë Socialiste:
“Voto 5 – mu në mes të fletës së votimit ku është kolona #PartiaSocialiste #EdiRama dhe jep edhe ti dorën tënde për ta ngjitur flamurin më të bukur në botë në majën ku gjendet Shtëpia e Europës së Bashkuar.”

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu