Kanë mbërritur në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve fletët e votimit të destinuara për votuesit shqiptarë në diasporë. Bëhet fjalë për 250,724 fletë votimi, të cilat janë printuar në Slloveni dhe tashmë janë gati për shpërndarje.

Sipas njoftimit zyrtar të KQZ-së, duke nisur nga sot e deri më 17 prill, këto fletë do të vendosen në zarfe dhe do t’u dërgohen emigrantëve shqiptarë nëpër botë. Kthimi i zarfeve të para të votimit pritet të nisë më 25 prill, ndërsa i gjithë procesi pritet të përmbyllet në ditët e para të majit.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu