TIRANË- Bashkëpunëtori i drejtësisë, Erion Alibej ka treguar para GJKKO-së vrasjen e vëllait të Talo Çelës, Bujar Çela. Gjatë dëshmisë së tij, para togave të zeza, Alibej ka deklaruar kanë qenë ‘çunat e Fushë Krujës’, Enver Diva dhe Besmir Xhixha, që kanë sjell një makinë E Class për këtë punë.

Më tej, Alibej ka theksuar se fillimisht mbi Bujar Çelën, kanë qëlluar çunat e Fushë Krujës dhe më pas Nuredin Dumani. Ai ka deklaruar se pas vrasjes, mori mesazhin nga Nuredin Dumani, ku i shkroi: Mbaroi Bujari.

“Pas vrasjes së Kapllanit komunikova me Nuredinin për Bujarin. Ishte shënjestër e thjeshtë. Pas ekzekutimit të Kapllanit, të nesërmen çunat e Fushë-Krujës, sollën një makinë EClass për punë, për ekzekutim. Në fillim makina ndenji tek një lokal tek kryëzimi i Cerriku. Ndërsa çunat e Fusha Krujës, Enver Diva dhe Besmir Xhixha, erdhën me një “Renault” të bardhë.

Në lidhje me lokalin ku u ekzekutua kishim informacion shumë kohë më parë. Pasi u caktua mëngjesi, për ekzekutim tek kafja, në fillim, e pritën tek shtëpia. Një komshi i shtëpisë afër i pa çunat me maska dhe për këtë u larguan. Tek kafja në fillim kanë qëlluar çunat e Fushë Krujës, më pas ka qëlluar dhe Nuredini. Pasi ka ndodhur, Nuredini më ka njoftuar “mbaroi Bujari”.

Makina “renault” është djegur 8 km më larg. Ndërsa çunat e Fushë Krujës kanë ikur në Fushë Krujë. Unë ndërkohë kisha edhe radiot e policisë. Mua më telefonoi një oficer, Agim Lleshi, me të cilin kisha kontakt. Më tha, që po shkonin në vendngjarje, se ishte vrarë vëllai i Talos,” tha Alibej.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu