Këtë të mërkurë, Këshilli i Ministrave vendosi sot autorizimin e ministrit përgjegjës për Çështjet Vendore për negocimin dhe nënshkrimin e marrëveshjes me njësitë e vetëqeverisjes vendore për krijimin e personit juridik si subjekt i kompetencave të përbashkëta me vetëqeverisjen vendore për rritjen e kapaciteteve të qeverisjes vendore të Republikës së Shqipërisë.

Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku shprehet se me këtë vendim të Këshillit të Ministrave çelet rruga për krijimin e Akademisë së Pushtetit Vendor, ku për herë të parë Bashkitë e Shqipërisë do të mund të themelojnë një institucion të përbashkët që do të ofrojë trajnime të vazhdueshme për administratën vendore.

Për të 50% e kostos në 3 vitet e para për punën e Akademisë do të mbulohen nga qeverisja qendrore dhe Bashkitë do të përfitojnë trajnime, zhvillim profesional të qëndrueshëm dhe forcim të kapaciteteve të tyre profesionale për dhënien e shërbimeve cilësore e të standardeve europiane për qytetarët. Në Akademinë e Pushtetit vendore pritet të trajnohen 26 097 punonjës në 3 vjet.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu