Në përfundim të seancës plenare të së enjtes, mazhoranca socialiste votoi kundër mocionit me debat të propozuar nga Partia Demokratike, i cili lidhej me miratimin e një rezolute për gjenocidin serb në Kosovë.

Gjatë momentit të votimit, opozita reagoi me irritim, duke akuzuar mazhorancën se po shmang një diskutim të rëndësishëm në lidhje me krimet serbe ndaj shqiptarëve të Kosovës.

Sipas rezultatit të votimit, mazhoranca e rrëzoi mocionin me 70 vota kundër, duke mos i hapur rrugë zhvillimit të debatit parlamentar mbi këtë çështje.

Opozita ka deklaruar se do të rikthejë sërish propozimin, duke kërkuar që Kuvendi të mbajë një qëndrim të qartë dhe të zyrtarizuar ndaj gjenocidit serb në Kosovë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu