
Ministria e Arsimit dhe Sportit ka publikuar rezultatet e provimit të Gjuhës së Huaj të Maturës 2025.
Të gjithë maturantët mund t’i shohin notat duke klikuar KËTU
Provimi i Gjuhës së Huaj u zhvillua më 3 qershor. Rreth 27 mijë nxënës iu drejtuan bankave të shkollës për ta zhvilluar testimin.
Vetë ata deklaruan pas provimit se pyetjet ishin brenda pritshmërive.
Kujtojmë se vitin e kaluar, kalueshmëria në të gjitha provimet rezultoi në masën 99.42%, me një notë mesatare 7.23, një rënie e lehtë kjo në krahasim me vitin 2023, kur ishte 7.26./tvklan.al