I mituri i vë zjarrin vendgrumbullimit të mbetjeve në fshatin Shoshaj të Matit, flakët dalin jashtë kontrollit dhe djegin sipërfaqe toke me shkurre.

Policia vendore konfirmoi ngjarjen dhe identifikimin pas hetimit të autorit të dyshuar, që është një 14-vjeçar, ndërsa po verifikohet nëse bëhet fjalë për një akt të qëllimshëm apo ngjarje aksidentale.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat referuan materialet në Prokurori, për një 14 vjeçar, pasi dyshohet se ka ndezur zjarr në vendgrumbullimin e mbetjeve në fshatin Shoshaj, Mat, dhe nga përhapja e flakëve është djegur një sipërfaqe toke me shkurre”, bëri me dije policia vendore.

Hetimet e mëtejshme për ngjarjen i kaluan Prokurorisë së Dibrës, që do zbardhi dinamikën dhe shkaqet.

Kjo ngjarje pason atë të ndodhur dje në Vlorë, po me vendgrumbullimin e mbetjeve, flakë që morën përmasa të mëdha dhe shkaktuan dëme të konsiderueshme, teksa u desh edhe ndërhyrja nga ajri me 4 helikopterë dhe nga toka me eskavatorë e skrepa, për ta shuar vatrën.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu