Olsi Ibro, një nga personat e shpallur në kërkim për mashtrimin me mikrokreditë, është vetëvrarë mëngjesin e kësaj të shtune.
Raportohet se Ibro është hedhur nga një pallat në ndërtim e sipër në Tiranë dhe ka humbur jetën.
Ky veprim i tij ka ardhur pas sekuestrimit të shoqërive financiare, Micro Credit Albania dhe Final.
Nga hetimet rezultoi se MCA dhe Final, në bashkëpunim me ADCA dhe me disa shoqëri të tjera përmbarimore, por edhe me ndihmën e një eksperteje vlerësuese, kanë krijuar së bashku një skemë mashtruese me qëllim vjedhjen dhe zhvatjen e qytetarëve që aktualisht përllogaritet në miliona euro.
Ata blinin kreditë e këqija, i bënin presion dhe përndiqnin debitorët e familjarët e tyre nëpërmjet telefonatave të vazhdueshme dhe i sekuestronin atyre pasuritë në kundërshtim me ligjin.