Policia e Shtetit informon qytetarët se janë konstatuar disa raste ku persona të paidentifikuar kanë krijuar një adresë elektronike të rremë, duke përdorur kredenciale të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit. Përmes kësaj adrese, ata janë prezantuar si pjesë e strukturave për Hetimin e Krimeve Kibernetike.
Këtyre adresave u janë dërguar qytetarëve mesazhe me përmbajtje kërcënuese, ku pretendohet se ata janë nën hetim për krime kibernetike apo vepra penale në fushën e narkotikëve, dhe u kërkohet të paraqiten në polici brenda 24 orëve.
Policia e Shtetit sqaron se:
• Këto emaila janë të rremë dhe nuk kanë asnjë lidhje me institucionin apo ndonjë strukturë zyrtare të saj.
• Policia nuk dërgon njoftime zyrtare për hetime përmes emailit.
• Asnjë strukturë policore nuk kërkon paraqitje në polici pa një thirrje zyrtare të firmosur dhe të protokolluar.
• Qëllimi i këtyre mesazheve është mashtrimi dhe përhapja e frikës tek qytetarët.
Policia e Shtetit u bën thirrje qytetarëve:
• Të mos iu përgjigjen këtyre emailave.
• Të mos i shpërndajnë mesazhet me përmbajtje të tillë.
Rasti është në hetim nga Drejtoria e Hetimit të Krimeve Kibernetike, me qëllim identifikimin dhe ndëshkimin e autorëve të kësaj veprimtarie kriminale.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu