
Ish-kryeministri, Sali Berisha reagoi sot gjatë fushatës në Krujë për krimet e së enjtes dhe ngjarjen e rëndë në kryeqytet ku u sulmua me breshëri armësh një automjet me fëmijë. Sipas kreut të PD, përgjegjës është Edi Rama që ndërsen bandat që e ndihmojnë në zgjedhje.
“Ju e morët vesh, nga një masakër në një masakër tjetër.
Mbrëmë rrugët e Tiranës u skuqën, 4 vetë morën breshëri dhe gjer tani narkoshteti nuk është në gjendje të thotë se çfarë ishin ato, por kurrë nuk mund të gjuhej mbi një 11-vjeçar.
Mirëpo njeriu që i ndërsen dhe u thotë hani kokën njëri-tjetrit, por më shërbeni mua, krijon këtë situatë.
Ne do bëjmë ligjin dhe ata të cilët përzihen, i lutem shumë çdo qytetari të mbajë shënim personin që u bën presion dhe u kërcënon për votën, absolutisht do shpallet terrorist pas këtyre zgjedhjeve. Pas këtyre zgjedhjeve ai do listohet si terrorist dhe do trajtohet si terrorist.
Ne do bëjmë ligjin!” tha Berisha mes qytetarëve në Krujë.