Një gjykatë në Prishtinë dënoi të premten një shqiptar me shtetësi serbe me 15 vjet heqje lirie, nën akuzat për krime lufte kundër popullsisë shqiptare në pranverën e vitit 1999.

Gjykata tha se Muhamet Alidemaj, “me dashje dhe në bashkëkryerje me pjesëtarë të forcave policore dhe ushtarake serbe, shkeli rëndë rregullat e së drejtës ndërkombëtare gjatë kohës së luftës kundër popullsisë civile dhe pasurisë së tyre”.

yacht hotel sarande

Sipas akuzës, ai mori pjesë në masakrën e 28 marsit të vitit 1999 në fshatin Izbicë të komunës së Skenderajt, në Kosovën qendrore në të cilën u vranë mbi 130 veta.

(kliko per te zmadhuar)

“Gjatë periudhës kohore 24 mars 1999 — 11 qershor 1999, gjatë kohës së luftës në Kosovë, i akuzuari M.A me dashje dhe në bashkëkryerje me pjesëtarë të forcave policore dhe ushtarake serbe, kishte shkelur rëndë rregullat e së drejtës ndërkombëtare gjatë kohës së luftës kundër popullsisë civile dhe pasurisë së tyre, në shkelje të nenit 3 të përbashkët për katër Konventat e Gjenevës të datës 12 Gusht të vitit 1949 dhe Protokollet shtesë, në atë mënyrë që me datë 28 mars 1999 në fshatin  Izbicë, në orët e hershme të mëngjesit, i akuzuari  së bashku me forcat ushtarake dhe policore serbe zbritën nga mali në drejtim të fshatit, shkuan tek vendi ku ishin të grumbulluar popullsia civile, fillimisht i ndajnë gratë dhe fëmijët nën moshën 12 vjeçare nga turma dhe nën kërcënimin e armëve i detyruan që të shkojnë në drejtim të Shqipërisë, ndërsa burrat e mbetur i ndanë dhe i ekzekutuan me armë automatike duke i vrarë 130 persona, prej të cilëve 114 viktima u identifikuan”, thuhet në komunikatë.

Trupat e të vrarëve, që ishin varrosur nga të mbijetuarit, ishin zhvarrosur më pas nga forcat serbe dhe ishin shpërndarë në vende të ndryshme në Kosovë dhe në Serbi, për të fshehur gjurmët e mizorive të tyre.

Ende nuk janë gjetur trupat e të paktën 6 prej të vrarëve në fshatin Izbicë.

I dënuari ishte arrestuar në mars të vitit 2021, ndërsa akuza ndaj tij u ngrit në mars të vitit 2022.

Ai i ka mohuar akuzat.

Kosova doli nga lufta me mbi 10 mijë të vrarë e mijëra të zhdukur, ndërsa edhe 24 vjet më pas nuk dihet asgjë për fatin e rreth 1 mijë e 600 personave. /voa

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu