Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha paraqitet në SPAK për zbatimin e masës së sigurisë detyrim paraqitje.

Pas daljes nga ambientet e Prokurorisë së Posaçme Berisha mban një deklaratë për gazetarët.
“Tani, siç e patë ju, Troplini mori një përgjigje përfundimtare, mandati i tij skadon në dhjetor dhe ky largohet si kryetar i këtij institucioni si një puçist që e zhyti në krim, që fjeti mbi dosjet e krimit dhe që unë e garantoj se për secilën prej tyre do përballet me ligjin.
Kjo prokurori është prokurori e shtetit dhe nuk është e asnjë individi.
Dhe ai do përballet me ligjin.
E vlerësoj dhe e çmoj shumë qëndrimin e ri të Departamentit të Shtetit në SHBA, i shprehur nga përfaqësuesja e këtij vendi në Tiranë se mandati i tij mbaron dhe kjo nuk ka komente.
Ndërkohë që më parë kishte një qëndrim tjetër.
Dhe e garantoj DASH se ky qëndrim i ri është një ndihmë e vërtetë për luftën kundër krimit dhe karteleve të drogës në Shqipëri.”

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu