Ylli i muzikës pop Selena Gomez dhe producenti Benny Blanco, i thanë po njëri tjetrit në një ceremoni në Kaliforni.

Këngëtarja e njohur ndau në Instagramin e saj foto nga dasma, ku dukej e veshur me një fustan të bardhë, krah partnerit të saj që kishte veshur një kostum me ngjyre të errët, shoqëruar me mbishkrimin “27.9.25” dhe disa zemra.

Dasma u mbajt të shtunën në Santa Barbara para rreth 170 të ftuarve, përfshirë këngëtaren dhe Taylor Swift, aktorin Paul Rudd dhe aktorët që luajnë me Gomez në Only Murders in the Building, Steve Martin dhe Martin Short.


Ylli i “Loose you to love me” 33 vjeçe dhe Benny Blanco, 37 vjeç u fejuan në dhjetor 2024 pas një viti lidhjeje, pasi kishin bashkëpunuar më parë në disa projekte muzikore. Ata punuan së bashku për hitin “Same Old Love” dhe “Kill Em with Kindness” në vitin 2015, dhe këngën e vitit 2019 “I Can’t Get Enough” me Tainy dhe J Balvin.

Çifti publikoi albumin “I Said I Love You First” në mars, i cili eksploron historinë e tyre të dashurisë./abclajme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu