Kryetarja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, teksa flet si motra e një burri homoseksual, thotë se “në asnjë mënyrë, me asgjë nuk do ta rrezikoja dashurinë dhe mbështetjen për vëllain në shkëmbim të të qenët si shumica”. Në podkastin Libertas me gazetaren dhe producenten Die Morina van Uijtregt, Kusari Lila shprehet krenare me arritjet e vëllait në jetën profesionale, por edhe me familjen e tij që ka me bashkëshortin dhe vajzën e tyre.

yacht hotel sarande

Duke folur rreth votimit të Projektkodit Civil, një nen i të cilit do të mundësonte martesat mes personave të gjinisë së njëjtë, ajo thotë se me votat aktuale që ka pozita, pamundësohet kalimi i tij, por shprehet e bindur se deputetët do të gjejnë “forcën dhe guximin njerëzor dhe politik” për t’i kthyer në ligj të drejtat që, sipas saj, askush nuk mund t’i cenojë./REL

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu