“Europianët zgjodhën të keqen më të vogël”, kështu shkruan New York Times ndërsa ka publikuar një analizë lidhur me marrëveshjen e arritur mes SHBA dhe BE-së.
Marrëveshja sipas New York Times nuk pritet që të nxisë rritjen, por sipas tij Brukseli synoi që të shmangë një luftë tregtare më SHBA, dhe të mbante në këtë mënyrë “mundësitë” e hapura me Donald Trump për çështje kritike gjeopolitike .

“Mbijetesë dhe avancim”, kështu vijon më tej shkrimi i New York Times , ku vijon më tej se qëllimi i secilit ekip është që të arrijnë një triumf ose një fitore dhe thjesht të vazhdojë në raundin tjetër dhe të shmangë humbjen.

“Evropa zgjodhi pikërisht këtë strategji në negociatat e fundit me Uashingtonin. Marrëveshje kornizë mes dy palëve. Për Evropën marrëveshja nuk ofron përfitime ekonomike por shihet si “e keqja më e vogël”, sepse parandalon një çarje të plotë dhe u lejon europianëve që të përqendrohen në çështje ndërkombëtare që i shqetësojnë më shumë, “sidomos në luftën në Ukrainë si edhe situata në Lindjen e Mesme”. /abcnews

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu