
Maqedonia e Veriut ka hedhur kandidaturën e fortë që të jetë deri në fund pretendente kryesore për kualifikimin direkt në Kupën e Borës në Grupin J.
“Fqinjët” kanë mundur me shifrat 5-0 në shtëpi Lihtenshtejnin dhe kanë marrë kreun e grupit në kuotën e 11 pikëve pas 5 ndeshjeve të luajtura, duke u siguruar që të mbajnë këtë pozicion të paktën deri në ndeshjet e tetorit.
Elmas në pjesën e parë i dha avantazhin Maqedonisë së Veriut dhe më pjesën e dytë më pas erdhi goleada, me Bardhin, Çurlinov, Qamilin dhe Stankovskin të cilët thelluan diferencën dhe vulosën suksesin 5-0.
Ndërkohë, Holanda ka shmangur surprizën e pakëndshme në Lituani ndaj vendasve, duke fituar me shifrat 3-2. Holandezët kryesonin 2-0 me golat e Depaj dhe Timber, por brenda pak minutash vendasit i barazuan me Gineitis dhe Girdvainis. U desh një gol i Depaj në pjesën e dytë që të vuloste fitoren 3-2 të holandezëve të cilët nuk kanë luksin të humbin pikë rrugës në një grup shumë të luftuar.
REZULTATET
MAQEDONI E VERIUT-LIHTENSHTEJN 5-0 (VIDEO)
15’ Elmas, 52’ Bardhi, 56’ Çurlinov, 82’ Qamili, 90’ Stankovski
LITUANI-HOLANDË 2-3 (VIDEO)
36’ Gineitis, 43’ Girdvainis / 11’, 64’ Depaj, 33’ Timber
PANORAMASPORT.AL