Gazment Bardhi, Kryetar i Grupit Parlamentar të PD-së, gjatë seancës plenare, ka ngritur çështjen e mandatit të Holta Zaçajt në Gjykatën Kushtetuese.

Bardhi ka kërkuar që të thërritet në seancë plenare ose në komisionin e Ligjeve, Holta Zaçaj, kryetare e Kushtetueses, dhe të deklarojë se kush po i bën presion, referuar deklaratës së saj për mediat.
“Kryetarja e Gjykatës kushtetuese ka deklaruar se ka presioni politik, ekonomik mbi anëtarët e gjykatës. Mua më shqetëson kjo çështje ngre pikëpyetje mbi ekzistencën e dy institucioneve të larta prandaj ne nuk duhet të qëndrojmë jashtë këtij debati.

yacht hotel sarande

Ne duhet të kemi një seancë urgjente dëgjimore të Kryetares së Gjykatës Kushtetuese dhe atij të Gjykatës së Lartë. Ne nuk do duhet si Kuvend të qëndrojmë jashtë këtij debati, që po fut Gjykatën Kushtetuese të Shqipërisë në një ngërç kushtueses.

Mund ta fusë Shqipërinë në një rrugë ku të kemi disa anëtarë të Kushtetueses, disa që mbajnë zyrën me dhunë, disa atë tjerë që zgjidhen nga organet e emërtesës duke sjellë pasoja për shtetin.

Kjo mund të na krijojë probleme në Gjykatën Europiane të të drejtave të Njeriut”, tha Bardhi.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu