Pas kthimit te mandarinave te eksportit nga vendet e Bashkimit Evropian, ne tregun vendas ka rene shitja e tyre.

Prodhuesit e agrumeve në Lushnje pohojnë se çmimi u është përgjysmuar nga 60 lekë për kg në 30 lekë dhe shitjet janë të pakta.

yacht hotel sarande

Ky prodhues i agrumeve në Karbunarë tregon se ka ndaluar edhe vjeljen e tyre dhe i trembet prishjes nëse fillojnë ngricat.

Fermerët përpiqen të garantojnë se cilësia e mandarinave që ata po shesin është e mirë dhe se nuk përdorin pesticide të ndaluara, por vetëm pleh organik.

Disa ditë më parë, Sistemi Europian i Sigurisë Ushqimore raportoi tre raste të ndotjes me pesticide të mandarinave që vinin nga Shqipëria. Kjo sasi u bllokua dhe u asgjësua në një pikë grumbullimi në Divjakë nga AKU.

Gjithashtu kanë nisur kontrollet tek plantacionet e fermerëve që eksportuan dhe do të bëhen analiza të detajuara rreth preparateve që ata kanë përdorur.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu