Përmes një interviste në Ora News, Ana Vuksani, eksperte për sigurinë ushqimore tha se dyshon se mandarinat me pesticide mund të jenë konsumuar.

Vuksani: Asnjë nga institucionet nuk e kanë bërë punën. AKU e ka lejuar që ky produkt të hidhet në treg. Dje u tha nga ministria se asnjë gram produkt nuk është hedhur në treg. Unë dyshoj se mandarina është konsumuar e gjitha.

Bazuar në deklaratën e prokurorisë dhe ministrisë thuhet se janë 10 ton të asgjësuara, ndërsa ngarkesa e bllokuar është rreth 20 ton. Sipas prokurorisë thuhet se janë hedhur në kanal, por nuk është gjetur asnjë provë për këtë./Oranews

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu