Manchester City është kthyer të bëjë skuadrën e madhe mbrëmjen e sotme në Champions League, duke përmbysur Real Madridin në “Santiago Bernabeu”.

Ishin “los blancos” të cilët kaluan të parët në avantazh në minutën e 28-të me anë të Rodrygo-s, por O’Reilly barazoi gjithçka në minutën e 35-të, ndërsa dy minuta nga fundi Haaland kaloi “qytetarët” në avantazh.

Me këtë rezultat u mbyll pjesa e parë.

Në të dytën, të dyja skuadrat luajtën fort, por pa mundur të prodhojnë gola të tjerë.

Ndërkohë në Torino, Juventusi fitoi 2-0 përballë Pafos, ku të dy golat u shënuan në pjesën e dytë me anë të McKennie dhe David.

Arsenali ka fituar bindshëm në transfertë përballë Brugge, ndërsa gjermanët e Leverkusenit barazuan 2-2 përballë Newcastle./Vizion plus

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu