“ Mamit tim “ e Andria Putkaradze është kënga fituese e edicionit të 22 të kompeticionit Junior Eurovision, një ekskluzivitet I radio televizionit shqiptar. Pas 17 performancave mes të cilave dhe ajo e 12-vjeçares shqiptare, Nikol Çabeli, në Caja Mágica, në Madrid 11 vjecari rrëmbeu trofenë e katërt për vendin e tij duke e bërë gjeorgjinë vendin më të sukseshëm në eurovizion . Në vend të dytë u rendit Portugalia me Victoria Nicole dhe këngën e saj Shpresa ndërsa vendi I tretë shkoi për Ukrainën e përfaqsuar nga Artem Kotenko me këngën e tij “ Më dëgjoni”
Skena në stadiumin “Caja Magica” në Madrid të Spanjës, u shndërrua në një arenë magjike për talentet e rinj të Europës.
Një nga yjet që u ngjit ishte edhe 12-vjeçarja shqiptare, Nikol Çabeli.
Me këngën e saj “Vallëzoj”, Nikol përcolli mesazhin e fuqishëm të dashurisë ndaj natyrës dhe harmoninë e jetës.
Pas votimit ajo u rendit e 7-ta mes 17 konkurrentëve .
Kryeministri Edi Rama ndau momente nga performanca e saj në “Eurovision Junior 2024”.
“Shkëlqen në skenën ndërkombëtare Shqipëria!” vlerësoi Rama.