
Monika Kryemadhi u paraqit sot në ambientet e Prokurorisë së Posaçme, ku edhe iu komunikua edhe vendimi për mbylljen e hetimeve.
Pranë SPAK Kryemadhi ka gjetur edhe një unazë: “Ku ta lë tani këtë unazën? Ka njeri këtu?” thotë Kryemadhi, e cila shprehet se e gjeti aty pranë.
Ndërkohë në batuta me gazetarët, Kryemadhi thotë se po bën gati skenarin e filmit të radhës.
Po ashtu Kreyemadhi ironizoi para SPAK, ku shkoi për t’u njohur me akuzat, lidhur me thirrjen e nënës së saj ditën e djeshme (28 Korrik) në Prokurorinë e Posaçme gjithashtu për t’iu komunikuar akuzat.
Monika Kryemadhi: Mamin tim ma kishit nxjerrë shumë bukur dje, pavarësisht se.. Kam ardhur sot tju them që mos e fusni në skaner se i çekuilibron rrahjet e zemrës.
Dje e kishit ruajtur gjithë kohës, ju falendroj shumë që ishit kujdesur për të.
I kishit ngjarë komplet zonja Kryemadhi
Është më snapjer se unë ajo, se unë i kam ngjarë babit. Babai im i shkretë është përjashtuar 4 herë nga partia, 5 herë ëshyë pranuar në parti se ishte llafazan si puna ime.
I shante njerëzit, u thoshte të vërtetat në sy.
Në fund fitoi?
Çfarë fitoi mi ka vdekur, është harruar ……..
….. Monika Kryemadhi ka reaguar pas komunikimit të akuzës nga SPAK, duke deklaruar se nuk ka ndërmend të paraqitet në gjykatë.
Ajo tha se do të përfaqësohet nga një ekip avokatësh, pasi ka projektet e saj personale.
Kryemadhi u shpreh e bindur se gjyqi do të nisë dhe palët do të ballafaqohen me provat përkatëse. Ajo shtoi se edhe artikuj nga portalet janë përfshirë si prova nga Prokuroria.
Monika Kryemadhi: Avokati im është në një masë sigurie tjetër dhe jam i bindur se do kemi një ekip të mirë avokatësh. Kam marrë vesh se kur shkon çështja në gjykatë, mumd edhe të mos paraqitem fare, shkojnë avokatët, se kam projektet e mia. Le të nisë gjyqi, provat që ka sjellë Prokuroria, provat që kemi ne dhe do ballafaqohen. Edhe portale janë marrë si provë./(Panorama/ Balkanweb)