
Një ngjarje e rëndë ka tronditur mëngjesin e sotëm qytetin e Maliqit, ku një burrë është gjetur i pajetë në murin rrethues të një banese që nuk ishte e tij.
Viktima është identifikuar si Eduard Çarçani, 45 vjeç, i cili u gjet i varur në kangjellat e oborrit të një shtëpie në momentin që, sipas të dhënave paraprake, po tentonte të hynte brenda.
Sipas burimeve policore, bluza e tij është kapur në kangjella, duke shkaktuar mbytje aksidentale. Nuk përjashtohet mundësia që 45-vjeçari të ketë qenë nën efektin e alkoolit në momentin e ngjarjes.
Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për të sqaruar rrethanat e plota të incidentit, për të përcaktuar nëse bëhet fjalë për një aksident tragjik apo nëse ka elementë të tjerë që lidhen me ngjarjen.




