Një tjetër aksident me vdekje ka ndodhur ditën e sotme në vendin tonë. Rreth orës 15:50, në vendin e quajtur “Ura e Vocit”, mjeti i drejtuar nga 64-vjeçari Sali Hoxha ka përlasur për vdekje këmbësoren Hysnie Murra.

Menjëherë pas ngjarjes 64-vjeçari ëhstë shoqëruar në komisariat ku po pyetet për shkaqet e aksidentit, ndërkohë policia ndodhet në vendngjarje dhe po heton mbi aksidentin.

Njoftimi:

Rreth orës 15:50, në vendin e quajtur “Ura e Vocit”, Bulqizë, shtetasi S.H., 64 vjeç, banues në Fushë-Bulqizë, duke drejtuar automjetin e tij, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga duke aksidentuar këmbësoren, shtetasen H.M., 59 vjeçe, e cila ka ndërruar jetë.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme, ndërsa grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit./vizionplus

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu