
Një automjet i marrë me qira nga disa shtetas të huaj ka dalë nga rruga duke përfunduar në kanalin anësor të saj mëngjesin e sotëm në aksin Roskovec – Ura Vajgurore
Mësohet se të pesë personat që ndodheshin në të të cilët dyshohet se mund të jenë shtetas indianë ose pakistanezë kanë marrë lëndime të lehta.
Ata janë transportuar drejt Spitalit Rajonal Fier ndërkohë që në vendngjarje ndodhen shërbimet policore për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.
Paraprakisht dyshohet se shkak i aksidentit mund të ketë qenë lagështira në rrugë./oranews