
Një aksident është regjistruar në zonën e Laprakës në Tiranë, ku një automjet ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një godinë.
Sipas informacioneve paraprake, makina ka përfunduar brenda ambienteve të Hotel Relax, pranë kryqëzimit të Laprakës. Si pasojë e përplasjes janë shkaktuar dëme materiale në godinë dhe në automjet.
Deri në këto momente nuk ka një konfirmim zyrtar nëse ka persona të lënduar nga aksidenti.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe ekipet e emergjencës, të cilat po punojnë për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Autoritetet pritet të japin më shumë detaje lidhur me shkaqet e aksidentit dhe gjendjen e personave të përfshirë.



