Mads Pedersen ka fituar etapën e tretë të “Giro d’Italia”, duke shënuar një tjetër sukses të madh në sprintin final të zhvilluar në qytetin e Vlorës. Çiklisti danez, 29 vjeç, ka treguar formë të jashtëzakonshme në këtë etapë, e cila ishte edhe e fundit në territorin shqiptar.

Etapa e tretë ishte një prej më të gjatave deri tani, me një itinerar prej 160 kilometrash që përshkoi disa nga zonat më piktoreske të jugut të Shqipërisë – nga Vlora, përmes Kuçit, Qeparosë, Himarës, Llogarasë, dhe sërish drejt Vlorës, ku edhe u zhvillua sprinti përmbyllës.

Pedersen ka fituar tashmë dy nga tre etapat e para të turit dhe është rikthyer në krye të klasifikimit të përgjithshëm, duke veshur sërish fanellën rozë. Pas tij në këtë etapë u renditën Corbin Strong, Orluis Aular dhe Brandon Rivera.

Pas përfundimit të etapës së tretë, Giro d’Italia largohet nga Shqipëria, duke përmbyllur për herë të parë në histori një fazë të zhvilluar në territorin shqiptar, dhe zhvendoset drejt Italisë për vijimin e garës. /vizionplus

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu