Real Madrid vazhdon presionin ndaj Barcelonës në luftën për titull, pasi siguroi një fitore të rëndësishme 2-0 në transfertë ndaj Valencias.

Skuadra e drejtuar nga Alvaro Arbeloa u përball me mungesa të rëndësishme në repartin ofensiv, pasi Vinicius, Rodrygo dhe Jude Bellingham nuk ishin të disponueshëm. Për pasojë, madrilenët hasën vështirësi në krijimin e rasteve, por gjithçka ndryshoi në pjesën e dytë.

Karreras zhbllokon sfidën

Në minutën e 66-të, mbrojtësi Karreras realizoi një gol spektakolar, duke dribluar disa kundërshtarë përpara se ta dërgonte topin në rrjetë.

Valencia reagoi dhe iu afrua barazimit, por goditi shtyllën, duke shpërdoruar mundësinë më të mirë të ndeshjes.

“Firma” e Mbappé në shtesë

Qetësia për madrilenët erdhi vetëm në kohën shtesë, kur Kylian Mbappé shfrytëzoi një asist perfekt të Brahim Diaz dhe vulosi rezultatin 2-0.

Me këtë sukses, Real Madrid mbetet vetëm një pikë pas Barcelonës dhe vijon hap pas hapi rivalët në krye të renditjes.


Valencia – Real Madrid 0-2
⚽ 66’ Karreras
⚽ 90’+1 Mbappé

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu