
Presidenti francez Emanuel Macron ka folur mbrëmjen e së mërkurës para popullit francez ku ndër të tjera u shpreh se tashmë e gjithë bota është në një epokë të re.
“Po ju drejtohem sot në mbrëmje për shkak të situatës ndërkombëtare. Ju jeni legjitimisht të shqetësuar duke pasur parasysh ngjarjet historike që po ndodhin. Shtetet e Bashkuara kanë ndryshuar qëndrimin e tyre për luftën në Ukrainë. Vetë Shtetet e Bashkuara duan të vendosin tarifa ndaj Evropës. Po hyjmë në një epokë të re”, theksoi Macron.
Sipas tij, Rusia është bërë një kërcënim për Francën dhe Evropën.
“Situata që po ju përshkruaj është kjo, dhe ne duhet të jetojmë me të. Dhe rruga drejt paqes nuk mund të bëjë pa Ukrainën. Paqja nuk mund të jetë kapitullimi i Ukrainës. Nuk mund të harrojmë se Rusia filloi pushtimin e Ukrainës në 2014”, theksoi presidenti francez Emanuel Macron.
Duke iu referuar situatës se si SHBA ka ndryshuar pozicionin e saj për luftën në Ukrainë dhe ka kërcënuar Evropën me rritjen e tarifave tregtare, Macron tha se Franca, së bashku me Ukrainën dhe të tjerët, kanë përgatitur një plan të qëndrueshëm paqeje, duke shtuar se kombi i tij duhet të jetë gati nëse SHBA-të nuk janë më pranë saj.
“Kush mund të besojë se Rusia do të ndalet në Ukrainë? Përballë kësaj bote në rrezik, të mbetesh spektator do të ishte çmenduri. Dua të besoj se SHBA-të do të qëndrojnë në anën tonë, por ne duhet të jemi gati nëse nuk është kështu”, vendet evropiane duhet të jenë të gatshme të përballen me kërcënimin rus, ”, u tha Emmanuel Macron francezëve drejtpërdrejt në TV.
Sipas tij, rruga drejt paqes nuk mund të shkojë duke “braktisur Ukrainën. Macron shtoi se Rusia nuk respektoi një marrëveshje të mëparshme armëpushimi që ishte negociuar, dhe për këtë arsye “ne nuk mund t’u besojmë më fjalëve” të liderit të vendit.
Macron tha gjithashtu se, po punon me aleatët në Mbretërinë e Bashkuar, Gjermani dhe disa vende të tjera në Evropë.
Ai foli për garancitë e sigurisë për Ukrainën pasi të arrihet një marrëveshje paqeje, duke përfshirë “dislokimin e forcave evropiane” në vend.
Sipas tij, Franca po planifikon të mbajë një takim të shefave të ushtrisë evropiane në Paris javën e ardhshme.
Macron ka folur edhe ndaj tarifave të reja të vendosura nga Donald Trump, ku të martën, SHBA vendosi tarifa prej 25% për importet amerikane nga Kanadaja dhe Meksika, si dhe 20% për mallrat kineze.
Presidenti francez, Emanuel Macron tha se Evropa duhet të përgatitet në rast se presidenti amerikan vendos masa të ngjashme në bllokun e saj.
“Do të ketë një reagim nga ana jonë”, u shpreh Macron.
(Balkan Web)