Presidenti francez, Emmanuel Macron, ka emëruar të martën si kryeministër Sebastien Lecornu, një nga besnikët e tij politikë. Lecornu, dikur i afërt me krahun konservator, iu bashkua Macron që në fushatën presidenciale të vitit 2017 dhe që atëherë ka mbajtur disa poste ministrore kyçe.

Vendimi i Macronit vjen në një moment kur pritej që ai të zgjidhte një figurë më të majtë për të balancuar skenën politike, por përzgjedhja e Lecornu-t shihet si një sinjal vazhdimësie dhe konsolidimi brenda kampit të tij.

Emërimi i kryeministrit të ri do të shënojë fazën e radhës për qeverinë franceze, në një klimë politike të mbushur me sfida të brendshme dhe ndërkombëtare.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu