
Një moment i pazakontë dhe larg protokollit është regjistruar në podcastin “Flasim” të Kryeministrit Edi Rama, ku në studio është shfaqur një “e ftuar” e veçantë: një mace.
Gjatë regjistrimit, macja Mila shihet teksa luan qetësisht me Kryeministrin, ndërsa Rama i jep ujë nga gota e tij, duke krijuar një skenë spontane që s’besonim se do ta shikonim ndonjëherë: macja që zbut Ramën.
View this post on Instagram
Pamjet tregojnë një atmosferë të çlirët dhe njerëzore në studio, duke ofruar një kontrast me tonin e zakonshëm politik dhe duke sjellë një episod ndryshe ndoshta dhe më të bukurin në podcastin e Kryeministrit.
Duke i dhënë ujë Rama bën dhe batuta duke pyetur të ftuarën që e kishte sjellë me vete (pronare e kafanesë së maceve në Tiranë) nëse macja kishte ngrënë mish që ishte aq e etur apo nëse e kuptonte emrin etj.
Macja nuk i ndahet Ramës deri në fund të transmetimit duke fjetur në prehërin e tij.

Nga sot kryeministri i vendit mund të cilësohet edhe animalist pasi bën thirrje për adoptimin e kafshëve.






