Një ngjarje e pazakontë ka tërhequr vëmendjen e mediave në Poloni dhe Kroaci. Një mace e quajtur Blue, nga qyteti Olkusz, u shpall e humbur nga familja e saj, por disa ditë më vonë u gjet krejt papritur në Kroaci, mbi 1,000 kilometra larg vendit ku ishte parë për herë të fundit.

Siç rezultoi, Blue ishte fshehur brenda parakolpit të një makine dhe kishte përshkuar i padukshëm gjithë rrugën, derisa shoferi dëgjoi mjaullimën e saj në destinacion.

Fatmirësisht, veterinerët konfirmuan se macja ishte shëndoshë e mirë dhe nuk kishte pësuar dëmtime nga udhëtimi i gjatë. Tashmë pronarët po punojnë për ta sjellë sërish “macen turiste” në shtëpinë e saj.

 

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu