
Shërbimet e Policisë së Lushnjës parandaluan një tentativë vjedhjeje në një firmë ndërtimi gjatë natës.
Dy vëllezër u kapën në flagrancë nga patrulla e Policisë brenda ambientit të firmës, ndërsa tentonin të vidhnin karburant dhe pajisje.
Shërbimet e Patrullës së Përgjithshme, gjatë patrullimit në lagjen “18 Tetori”, vunë re dy shtetas që po kryenin tentativën e vjedhjes dhe ndërhynë menjëherë, duke arrestuar autorët e dyshuar: G. C., 54 vjeç, dhe J. C., 40 vjeç, banues në Lushnjë.
Materialet procedurale i janë dorëzuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme.
–